1 Shtator 2016 - 15:00
Cana ka luajtur plot 93 ndeshje me fanellën kuqezi dhe ka qenë një ndër pikat kyçe të kombëtares së dekadës së fundit.
Mbrojtësi nga Gjakova e mbyll në mënyrën më të mirë karrierën e tij pas kualifikimit në “Euro 2016”, një ëndërr për të gjithë futbollistët që e kanë veshur këtë fanellë.
Mesazhi i plotë:
Përshëndetje të gjithëve,
Siç edhe kam njoftuar pas “Euro 2016” kam vendosur të tërhiqem nga kombëtarja shqiptare e futbollit.
Mendoj se ishte koha e duhur pas arritjes më të madhe në sportin shqiptar. Ndihem i nderuar se kam përfaqësuar popullin dhe kombin tim gjatë gjithë karrierës sime.
Sapo kam mbushur 33 vjeç, dhe pas 14 viteve futboll të nivelit të lartë, kam nevojë për kohë që të rimarr veten dhe t’i shëroj lëndimet.
Këtë verë vendosa t’i refuzoj të gjitha propozimet që mu bën, në mënyrë që të jem në gjendje të kthehem i shëndetshëm dhe shpresoj se do të jem i gatshëm për arritje dhe projekte të reja.
Faleminderit të gjithëve për mbështetjen,
Ju uroj gjithë të mirat,
Shihemi së shpejti,
L.C
Romë,
1 shtator 2016.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...