Aleksander Çeferin, favorit për kreun e UEFA-s

1 Shtator 2016 - 11:04      

Lubjanë, 1 shtator - Avokati i njohur Aleksander Çeferin (49), president i Federatës së Futbollit të Sllovenisë është favorit për t'u bërë pasardhës i Mishel Platini, si presidenti i ri i Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA).

Në garën me Michael van Praag, president i Federatës së Futbollit të Holandës dhe Angel Maria Villar, presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës, u kandidua nga federatat e përfaqësueseve të vendeve skandinave, transmeton AA. Ai kishte mbështetjen edhe të vendeve fqinje ballkanike, si Federata e Futbollit të Italisë, Rusisë, Turqisë, Republikë së Irlandës, Hungarisë ... Sipas vlerësimeve të fundit, dhe premtimeve publike Çeferin gëzon mbështetjen e rreth 30 federatave kombëtare anëtare të UEFA-s. Presidenti i ri do të bëhet një nga tre kandidatët në Kongresin e UEFA-së më 14 shtator në Athinë, i cili do të mbledh të paktën 28 nga 55 vota të drejtuesve të federatave të kontinentit.

"Vështirë është të thuhet se çfarë do të ndodhë në Athinë. Tani për tani, duket gjithçka mirë. Mbështetja që kam është e sinqertë dhe nuk ka kurrfarë interesi. Zgjedhjet janë të fshehta, mbetet të shohim ... Çdo gjë është e mundur ... Mbështetje publike më ka dhënë Federata e Futbollit të Hungarisë. Në ditët e ardhshme pres akoma mbështetje publike. Për mua është e rëndësishme se jam një kandidat i ri për president të UEFA-s dhe nuk kam asgjë për të ofruar në këmbim. Dy kandidatët e tjerë, deri më tani publikisht i kanë mbështetur vetëm federatat e tyre", tha Çeferin. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...