Krasniqi: Fitorja e thellë ndaj Turqisë shton besimin te Kosova

31 Gusht 2016 - 22:01      

Kosova në futsall ka fituar dy ndeshjet e para miqësore të zhvilluara në Zarë të Kroacisë, ndaj Finlandës dhe Turqisë, me këtë të fundit që e mposhti me rezultat prej 0-7, në kuadër të një turneu që po organizohet.

Pas fitores së thellë ndaj Turqisë kapiteni i Kosovës, Vahid Krasniqi është shprehur i kënaqur me paraqitjen e ekipit dhe beson se edhe dy ndeshjet e radhës do të marrin rezultat pozitiv.

“Falënderoj FFK-në që na mundësoi të jemi pjesë e këtij turneu në grup me Finlandën e Turqinë. Si kapiten kam shumë besim në fitoret e radhës pasi që në skuadër shoh një disponim dhe energji shumë pozitive me kryetrajnerin Ramadan Cimili”, është shprehur Krasniqi për Koha.net.

Në këtë turne zhvillohen nga dy ndeshje në grup, dhe Kosova do të luajë miqësoret e radhës ndaj kundërshtarëve të njëjtë të premten dhe të shtunën.

Krasniqi më tutje ka shtuar se këto ndeshje do të shërbejnë për përgatitjet për kualifikimet e Evropianit që fillojnë në janar 2017.

“Këto dy ndeshje të fituara kanë një domethënie të madhe për ne si kombëtare pasi na japin përvojë, që në të ardhmen të sjellim edhe më tepër fitore emocionuese. Në tetor pritet t'i kemi edhe dy miqësore, si dhe në dhjetor, ndeshje këto që do të shërbejnë për fazën kualifikuese për kampionat Evropian më fillojnë në janar 2017”, ka thënë kapiteni i Kosovës.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...