Kuqo i jep fund karrierës si basketbollist

31 Gusht 2016 - 14:35      

Pas plot 23 vjetësh në basketboll, Ermal Kuqo ka vendosur zyrtarisht të tërhiqet.

Në moshën 36 vjeçare, basketbollisti shqiptar që ka shënuar arritjet më të mëdha në këtë sport, ka vendosur ta ndërpresë karrierën e tij si sportist, për t’ju përkushtuar angazhimeve të reja, si menaxher basketbolli.

Ka mjaftuar një foto në rrjetet sociale dhe disa sms mes miqsh të ngushtë, për një largim që nuk do ta kishte dëshiruar, edhe pse është i detyruar nga mosha.

Vitet e fundit ai i luajti në kampionatin turk edhe mbylli edhe karrierën e tij si basketbollit, por bashkëjetesa me sportin do të vazhdojë, transmeton tch.

Los Anxhelos Klipers në NBA i ka ofruar rolin e manaxherit dhe ai do të përzgjedhë talentet që mund të luajnë në NBA për llogari të Klipers.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...