31 Gusht 2016 - 11:57
Belegu ka lavdëruar së pari përzgjedhësin e Kosovës, Arben Krasniqin, por ka thënë se respektin më të veçantë e meriton kosovari më i ri i Kombëtares, Justin Doellman.
Më poshtë, letra e plotë e Belegut.
Sot është një ditë e veçantë për basketbollin, por edhe sportin e Kosovës në përgjithësi.
Sot, Kombëtarja e Kosovës në basketboll do të filloj një epokë të re, do të zhvilloj ndeshjen e parë zyrtare në një garë zyrtare të FIBA-s që nga pranimi i FBK-së si anëtar fuqiplotë.
Shorti ka përcaktuar që debutimin ta kemi në Slloveni me një kombëtare shumë të fortë, por heronjtë dalin në beteja të vështira!
Përzgjedhësi i Kosovës, Arben Krasniqi ka mbledhur ekipin më të mirë të mundshëm që kemi pas në dispozicion. Aq më shumë, unë them, edhe më të mirë se që ka qenë e mundur! Respekt të veçantë meriton kosovari më i ri Justin Doellman i cili si një lider i vërtet por edhe personalitet i jashtëzakonshëm pa asnjë dilemë ka kontribuar në atmosferën e shkëlqyeshme që kemi ndërtuar!
Dardan Berisha, Edo Azemi, Drilon Hajrizi, L Kaçaniku,Jaren Sina, Granit e Fisnik Rugova, Gazmend Sinani, Samir Zekiqi, Mirza Ahmedbashiq, Alban Veseli, Leonard Mekaj janë emrat që do të jenë të shkruar me shkronja të arta në historikun e basketbollit të Kosovës! Ata guxojnë, kanë fuqi, shpresojnë dhe besojnë që do të bëjnë historinë.
Me përkrahjen e të gjithëve edhe munden! Ju lus t’i harrojmë zënkat e kryeneçësitë lokale dhe të gjithë të qëndrojmë të bashkuar! Të mbushim palestrën “Minatori” si asnjëherë më parë.
Djelmoshat kanë nevojë për ju, për ne! Lojtarët duhet të luajnë si një.
Sot e në javët në vijim qëllimi juaj është Kosova.
Emri juaj është Kosova.
Dëshira juaj është Kosova!
Emri juaj tanimë është në histori, tash të gjitha duhet bërë për Kosovën!
Së bashku ne mund t’ia dalim.
Me respekt,
Kryetari i FBK-së
Erolld BELEGU
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...