Mbyllet afati kalimtar

31 Gusht 2016 - 11:26      

Është mbyllur afati kalimtar i verës në shumicën e top ligave evropiane. Më poshtë mund të gjeni të gjitha transferimet e ditës së fundit nga ligat kryesore evropiane, ndërsa afati kalimtar në Angli është i hapur deri në orën 01:00.


00:00 - Moussa Sissoko ka konfirmuar se ai është lojtari më i ri i Tottenham Hotspurit.

Francezi po kërkohej me ngulm nga shumë klube evropiane, sidomos pas paraqitjeve të mira në Euro 2016.

Sissoko u largua nga Newcastle.


23:25 - Juve dështon me Witselin?


Juventusi raportohet se ka dështuar të transferojë Axel Witselin nga Zeniti. Sipas “Sky Sport Italia”, klubet kanë arritur dje marrëveshje prej 18 plus 3 milionë eurosh për belgun, por lojtari nuk kaloi te “Zonja e Vjetër” pasi klubi rus dështoi në transferimin e një zëvendësuesi të tij. Tani thuhet se Juve do ta marrë Witselin si lojtar të lirë gjatë verës së ardhshme.


23:12 - Napoli ka transferuar Nikola Maksimoviqin pak orë para përfundimit të afatit kalimtar të verës për 27 milionë euro plus Mirko Valdifiorin në huazim.


23:02 - Milani zyrtarisht largon një portier e merr një mesfushor. Detajet - KËTU.


22:24 - Zyrtare: Leicesteri transferon Sliman Islamin

Kampioni i Anglisë, Leicesteri, ka konfirmuar transferimin e Sliman Islamit nga Sportingu. Sulmuesi i është bashkuar klubit të Premier Ligës për 25.4 milionë funte. 28-vjeçari ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin e ri.


21:55 - West Hami merr Arbeloan

West Hami ka transferuar mbrojtësin spanjoll Alvaro Arbeloa.


21:47 - Zyrtare: Balotelli kalon te Nice  Detajet - KËTU.


21:41 - Zyrtare: Portieri shqiptar Etrit Berisha zyrtarisht është lojtari më i ri i Atalantas. Detajet - KËTU.


21:23 - Wilshere huazohet te Bournemouthi

Jack Wilshere është huazuar te Bournemouthi. Mesfushori i Arsenalit është huazuar për një sezon te klubi i Premier Ligës, në mënyrë që të gjejë vend në një formacion të parë.


20:35 - Zyrtare: Tottenhami me portier të ri


Tottenhami ka zyrtarizuar transferimin e portierit Pau Lopez për një sezon.21-vjeçari është larguar nga Espanyoli drejt anglezëve që po e kërkonin me ngulm qe një kohë.


18:40 - Zyrtare: Chelsea kthen David Luizin. Detajet - KËTU.


18:25 - Tottenhami zyrtarizon Nkoudou
Tottenhami ka konfirmuar transferimin e Georges-Kevin Nkoudou nga Marseille. Nkoudou ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin e ri.


18:55 - Juve zyrtarizon Cuadradon

Juventusi ka zyrtarizuar transferimin e Juan Cuadrados në formë huazimi nga Chelsea me marrëveshje që obligon blerjen e tij pas një numri të caktuar ndeshjesh. Detajet - KËTU.


18:12 - Mangala te Valencia

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Eliaquim Mangala, ka kaluar në formë huazimi te Valencia. Detajet - KËTU


18:03 - “Sky”: Wilshere ka vendosur për Bournemouthin

“Sky Sports” raporton se mesfushori i Arsenalit ka vendosur për të ardhmen e tij. Lojtari do të largohet në formë huazimi drejt Bournemouthit duke refuzuar Romën, Milanin, Crystal Palacen e shumë skuadra të tjera. Tani pritet konfirmimi nga klubet.


17:58 - Zyrtare: Marcos Alonso kalon te Chelsea

Fiorentina ka konfirmuar shitjen e mbrojtësit Marcos Alonso te Chelsea. Detajet - KËTU


17:50 - Zyrtare: Stoke City transferon Martins Indin


Stoke City ka konfirmuar transferimin e mbrojtësit Bruno Martins Indi nga Porto. Klubi anglez ka njoftuar se Indi ka kaluar te Stoke në formë huazimi për një sezon me mundësi blerjeje në fund.


17:08 - Galata konfirmon De Jongun

Galatasaray ka konfirmuar transferimin e mesfushorit Nigel De Jong nga Los Angeles Galaxy. Lojtari do të jetë pjesë e gjigantit turk në dy sezonet e ardhshme.


16:49 - Interi mohon largimin e Jovetiqit

Pas raportimeve se Stevan Jovetiq është afër largimit nga Interi, këtë e ka mohuar drejtori sportiv i klubit Piero Ausilio. Ai ka deklaruar se sulmuesi nuk do të largohet në asnjë mënyrë në ditën e fundit të afatit kalimtar. “Jovetiq, ishte dhe do të mbetet futbollist i Interit”, ka thënë ai për “Inter1908”.


16:19 - Luiz drejt rikthimit te Chelsea

David Luiz raportohet se shumë shpejt do të zyrtarizohet te ish-skuadra e tij Chelsea. Braziliani, sipas Sky Sports, është në bisedime të avancuara për kthim në Angli duke u larguar nga PSG. Chelsea thuhet se do të paguajë 30 milionë funte për lojtarin që e shiti 50 milionë funte dy vjet më parë.


16:11 - Gnabry i Arsenalit ka kaluar zyrtarisht te Werder Bremeni. Detajet - KËTU


15:44 - Sot pritet të vendoset fati i mesfushorit të Newcastle Unitedit, Moussa Sissoko. L’Equipe raporton se Chelsea ka hyrë në garë për të, duke ofruar 30 milionë euro, por francezi preferon kalimin te Tottenhami, klub që mund t’ia sigurojë Ligën e Kampionëve.


15:25 - Manchester City ka konfirmuar se Samir Nasri është transferuar te Sevilla.

Francezi mbrëmë kishte udhëtuar për në Spanjë për të kryer testet mjekësore, para se të zyrtarizohej si i huazuar te Sevilla.


14:52 - Stevan Jovetiq raportohet se është “një hap larg” transferimit te Milani.

Sport italia raporton se sulmuesi malazez është afër transferimit te rivali lokal i Interit, por nuk dihet forma e transferimit të tij.


14:24 - Florentin Pogba mund të bashkohet me vëllanë e tij, Paulin, në Premier Ligë. Qendërmbrojtësi i Saint-Etienne është duke u kërkuar me ngulm nga Sunderlandi në orët e fundit të afatit kalimtar.
Sunderlandi dëshiron transferimin e tij si zëvendësues i Lamine Kone, i cili pritet të kalojë te Evertoni.


14:17 - Wilfried Bony është huazuar te Stoke City deri në fund të këtij sezoni. Sulmuesi ka arritur të sigurojë largimin nga Manchester City pas qëndrimit jo fort të suksesshëm te “Qytetarët”.


13:07 - Joe Hart edhe zyrtarisht i është bashkuar Torinos në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni. Për anglezin ishin të interesuara një numër i madh i klubeve në Premier Ligë, por 29-vjeçari vendosi transferimin në Torino.


13:39 - Tottenhami do të bëjë tentimin e fundit për transferimin e Morgan Schneiderlinit nga Manchester Unitedi.

Menaxheri i londinezëve Mauricio Pochetino pritet të ofrojë 27 milionë funte për mesfushorin francez.


12:30 - Klubi i St.Galleni ka konfirmuar transferimin e sulmuesit shqiptar Albian Ajeti. 19-vjeçari është huazuar te klubi zviceran nga Augsburgu i Gjermanisë deri në fund të këtij sezoni. Detajet e transferimit.


12:19 - Mario Balotelli pritet që gjatë orëve të ardhshme të kompletojë huazimin te Nice.

26-vjeçari, i cili realizoi vetëm katër gola në 28 paraqitje për Liverpoolin, pritet të huazohet te klubi francez, pas sezonit zhgënjyes si i huazuar te Milani.


12:04 - Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Berat Xhimshiti është huazuar te Avelino. Më gjerësisht lexo KËTU.


11:52 - Jack Wilshere raportohet se u ka thënë shokëve se dëshiron huazimin te Bournemouthi – para Crystal Palacet e klubeve jashtë Anglisë.

Anglezi është takuar me menaxherin e Bournemouthit, Eddie Howe dhe është mahnitur me vizionin dhe stilin e lojës së tij. Për anglezin interesim ka shprehur edhe Milani.


11:41 - Marcos Alonso pritet të arrijë në Londër për të kryer testet mjekësore me Chelsean.
Fiorentina është pajtuar që ta shesë mbrojtësin spanjoll për 27 milionë euro.


11:35 - Në garë për shërbimet e mesfushorit anglez, Jack Wilshere, ka hyrë edhe Milani.
Klubi italian dëshiron anglezin në formë huazimi, me mundësi blerje për 30 milionë funte verën e ardhshme.


11:30 - PSG-ja pritet të bëjë befasinë e orëve të fundit të afatit kalimtar. Klubi francez, raporton The Sun, ka bërë gati 50 milionë euro për transferimin e Karim Benzemas nga Real Madridi.


© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...