Tarashaj thotë se kishte dëshirë të luajë për Kosovën, por jo mundësi

30 Gusht 2016 - 20:20      

Shani Tarashaj është kosovari i dytë që ka folur për mos pranimin e ftesës që të luajë për përfaqësuesen e Kosovës.

Sot Granit Xhaka ka thënë se ka vazhduar të luajë për Zvicrën për të mirën e shqiptarëve që jetojnë atje, ndërsa Tarashaj duke mos sqaruar mirë, ka shkruar se kishte dëshirë të luante për Kosovën, por nuk kishte mundësi.

“Nganjëherë dëshira është e madhe por mundësia nuk ekziston. Gjithmonë do të dua vendlindje. Në grumbullim me Përfaqësuesen e Zvicrës”, ka shkruar Tarashaj në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...