Sauli kritikon Griezmannin

30 Gusht 2016 - 19:24      

Saul Niguez ka kritikuar bashkëlojtarin e tij, Antoine Griezmann për komentet se Atletico Madridi sivjet mund të luftojë për mbijetesë.

Sulmuesi francez ka folur për formën e dobët të Atleticos pas barazimit pa gola me ekipin e promovuar në La Liga, Leganes.

Ky ishte barazimi i dytë në dy ndeshjet e para. Me këto barazime Atletico ka zënë një vend në fundin e tabelës.

Mesfushori spanjoll ka thënë se 24-vjeçari është dashur të dijë se çfarë të flasë para medieve.

“Griezmann ka nevojë të mendojë për ato që thotë”, ka thënë Saul. “Ai ose duhet ose nuk do të kërkojë falje, por duhet të mendojë ndryshe”.

“Ju duhet të dini se çfarë përfaqësoni dhe çfarë përfaqëson klubi juaj. Nuk mund ta kaloni këtë vijë. Është e vërtetë që pas ndeshjes jeni i lodhur dhe i zhgënjyer, por ju nuk mund të komentoni ashtu për gjendjen e klubit”.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...