Bunjaku mirëkupton zgjedhjen e yjeve të Zvicrës

30 Gusht 2016 - 17:12      

Sulmuesi me eksperiencë i Kosovës, Albert Bunjaku, thotë se yjet e Zvicrës duhet të kuptohen për zgjedhjen e tyre që të mos luajnë për Kosovën.

Duke komentuar edhe letrën e Granit Xhakës, që deklaroi se e ka të pamundur nga FIFA që të largohet nga Zvicra dhe të luajë për Kosovën, Bunjaku ka thënë se edhe ai vetë do të vendoste sikur lojtarët e Zvicrës pasi ata kanë ndikim të madh te përfaqësuesja zvicerane.

Megjithatë, Bunjaku, që ka shënuar golin e parë për përfaqësuesen e Kosovës, shton se edhe pa këta yje Kosova, që është në fillet e saj, ka përfaqësuese të mirë.
“Të gjithë duhet të vendosin për veten. Por edhe unë do të bëja ashtu sikur të isha në vend të tyre, sepse ata me të vërtetë luajnë një rol të rëndësishëm për Zvicrën. Megjithatë, ekipi ynë është i fortë sa duhet”, ka deklaruar Bunjaku për “Blick”, transmeton koha.net.

Kosova më 6 shtator zhvillon ndeshjen e parë në kualifikimet për Botërorin 2018 ndaj Finlandës.

“Është një gjë e madhe për gjithë vendin e jo vetëm për mua. Është fenomenale që në fund të karrierës po mund të luajë ndeshje eliminatore për Botëror”, është shprehur 32-vjeçari Bunjaku për këtë ndeshje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...