Foto: Reuters

Pensionohet kapiteni i Anglisë, Wayne Rooney

30 Gusht 2016 - 15:01      

Top-golashënuesi i Anglisë, Wayne Rooney, do të pensionohet nga futbolli ndërkombëtar pas Botërorit Rusia 2018.

Sulmuesi i Manchester United po fliste para mediave për herë të parë që kur menaxheri i ri i Anglisë, Sam Allardyce, konfirmoi se do ta mbajë 30 vjeçarin sërish kapiten.

“Pas Rusisë, ndjej se është koha t’i them lamtumirë futbollit ndërkombëtar”, ka thënë Rooney, i cili ka shënuar 53 gola në paraqitjet për Anglinë, transmeton Koha.net.

“E kam vendosur. Por, janë edhe dy vjet në pyetje”, theksoi ai.

“Kam pasur karrierë fantastike ndërkombëtare deri më tani. E kam shijuar çdo moment”, shtoi Rooney.

Nëse kapiteni luan në kualifikimet e Botërorit të dielën kundër Sllovakisë, ai do të thyejë rekordin e David Beckhamit si lojtari që ka mbajtur më së gjati shiritin e kapitenit të Anglisë.  

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...