Foto: Koha

Rrahmani kalon në Dinamo të Zagrebit

30 Gusht 2016 - 12:11      

Amir Rrahmani ka nënshkruar me klubin Dinamo të Zagrebit, pas marrëveshjes së arritur me ish-klubin e tij, Split.

Siç raportojnë mediat në Kroaci, qendërmbrojtësi që ka zgjedhur të përfaqësojë Kosovën, ka kaluar në Dinamo për një shifër prej 1.6 milion eurosh.

Në raportin Split - Dinamo, transferi më i shtrenjtë ka qenë Marko Rog. Për të, Dinamo ka paguar 4 milionë euro, ndërsa Rrahmani bëhet transferi i dytë më i shtrenjtë në këtë relacion, me 1.6 milionë euro vlerë, raporton Koha.net.

Vetë Rrahmani, në faqen e tij në Facebook, ka konfirmuar marrëveshjen.

“Nga sot jam futbollist i GNK Dinamo Zagreb, klubit kampion dhe më të madh në Ballkan. Falënderoj publikisht RNK Split për një vit të shkëlqyer të kaluar aty”, ka shkruar Rrahmani.

Dinamo do të luajë edhe në Ligë të Kampionëve në Grupin G. 

Koha.net ju sjell fotografitë ekskluzive nga nënshkrimi i marrëveshjes së Rrahmanit me Dinamon e Zagrebit. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...