Sassuolo humb ndeshjen ndaj Pescaras në tavolinë

30 Gusht 2016 - 11:32      

Rezultati i ndeshjes Sassuolo-Pescara do të ndryshohet, nga 2-1 në 0-3 pas inkuadrimit ilegal në lojë të Antonino Ragusas së Sassuolos.

Zigjelbrit e Sassuolos ia dolën mirë me rezultat të dielën, duke u pozicionuar në vendin e parë në Serie A pas gjashtë pikëve të plota të siguruara nga 2 ndeshjet e para. Por, gëzimi i tyre zgjati shumë pak, pasi ekipi inkuadroi në lojë Ragusan në 20 minutat e fundit të ndeshjes, transmeton Koha.net.

Mesfushori kaloi tek klubi i Sassuolos nga Cesena më 26 gusht, por kjo erdhi pasi klubi kishte dorëzuar listën me 25 lojtarë në Ligë.

Klubi është dashur të njoftojë Ligën se një prej 25 lojtarëve të saj do të zëvendësohet me lojtarin e ri, por me sa duket, ata nuk e bënë këtë gjë.

Çështja ende është në diskutim e sipër pasi që vetë Sassuolo deklaron se e kanë paraqitur kërkesën. Apeli pritet të vendos nëse vendimi i fundit do të anulohet.

Vendimi për të kthyer rezultatin në favor të Pescaras ka dalë kryekëput nga Liga. Pescara, nga ana e tyre, nuk kanë paraqitur ndonjë ankesë apo veprim ligjor për ndeshjen.

Kujtojmë se në Pescara paraqiten edhe shqiptarët Ledian Memushaj dhe Rei Manaj, skuadër e cila, me rezultatin aktual ka katër pikë. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...