30 Gusht 2016 - 10:20
Prej të mërkurës e deri më 17 shtator, Kosova i luan gjashtë ndeshje në kuadër të grupit E. Fillimisht të mërkurën (nesër) në Lubjanë përballet me Slloveninë, shkruan sot “Koha Ditore”. Më pas të shtunën e pret në Mitrovicë, Ukrainën. Për tri javë luan çdo të mërkurë e të shtunë, në debutimin e saj në skenën ndërkombëtare. Në grup është edhe Bullgaria.
Fundori Berisha në kualifikime dhe në Evropian ishte paraqitur me Poloninë, për të cilën luajti një kohë të gjatë.
Kosova është përgatitur për rreth dy muaj për debutimin dhe ka pasur fazë të suksesshme përgatitore. Por Sllovenia vlerësohet favorite e grupit.
“Është e rëndësishme paraqitja jonë si në aspektin sportiv ashtu edhe në atë organizativ. E di që lojtarët me shtabin teknik do të japin në çdo ndeshje maksimumin, edhe pse dihet që favorit në secilën ndeshje do të jenë kundërshtarët që kanë kualitet dhe përvojë në gara të kësaj natyre”, ka thënë Berisha... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...