FIFA tregon pse refuzoi Brahimin

30 Gusht 2016 - 09:55      

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka njoftuar se pse ka refuzuar kërkesën e mesfushorit Mërgim Brahimi që t'i bashkohet përfaqësueses së Kosovës në futboll.

FIFA në fund të javës së kaluar ka kthyer përgjigje negative për Brahimin, 24-vjeçarin që aktualisht po luan për Grasshopperin në Superligën e Zvicrës, shkruan sot “Koha Ditore”. Vendimin për përgjigje negative, organet e FIFA-s e kanë marrë duke u bazuar në një artikull të Rregullores për Aplikimin e Statutit të FIFA-s, saktësisht në artikullin e tetë që flet për ndryshimin e federatës.

Ky artikull parasheh që lojtari në kushte të caktuara të ketë të drejtë të ndryshojë vetëm njëherë federatën dhe përfaqësuesen.

Brahimi tashmë e ka bërë këtë. Ai ka të kaluar jo shumë të zakonshme në ekipet përfaqësuese. Fillimisht ishte ftuar nga U-20 e Zvicrës dhe U-21 e Shqipërisë. Ndonëse ishte rritur në Zvicër dhe luante në këtë vend, ai iu bashkua U-21 të Shqipërisë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...