30 Gusht 2016 - 09:25
De Biasi listën prej 25 futbollistëve e ka publikuar të hënën kur edhe ka mbajtur një konferencë për media, shkruan sot “Koha Ditore”. Futbollistët kosovarë që vazhdojnë të mbrojnë ngjyrat e Shqipërisë janë portieri Etrit Berisha, mbrojtësit Mërgim Mavraj e Frederik Veseli, mesfushorët Migjen Basha, Burim Kukeli, Ermir Lenjani, Taulant Xhaka e Amir Abrashi dhe sulmuesi Shkëlzen Gashi.
Të gjithë këta futbollistë kanë qenë pjesë e Shqipërisë në kampionatin evropian “Franca 2016”. Në listën e të ftuarve mungojnë dy mbrojtësit, Arlind Ajeti që është i lënduar dhe ish-kapiteni Lorik Cana që është pensionuar pas “Euro 2016”.
De Biasi konferencën për media e nisi duke folur për Lorik Canën. Ai ka vlerësuar lart figurën dhe kontributin e Canës dhe tha se ka qenë një prej simboleve më të rëndësishme të skuadrës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...