30 Gusht 2016 - 08:58
Burime të gazetës kanë bërë të ditur se FSHF-ja ka disa ditë që nuk i përgjigjet mbrojtësit Rrahmani dhe FFK-së për t'ia lëshuar listën e ndeshjeve të luajtura për Shqipërinë, që është e nevojshme për aplikim në FIFA për ndërrim të përfaqësueses. Rrahmani ka vendosur të largohet nga Shqipëria për të vazhduar me Kosovën, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Me gjithë vendimin e prerë të Rrahmanit, Shqipëria nuk po ia siguron dokumentacionin e nevojshëm. Nuk e ka pritur vendimin mirë, por ky vendim ka qenë i tij personal pa pasur presion apo ndikim nga Federata e Futbollit e Kosovës. Rrahmani para se t'ia kumtojë lajmin Kosovës i ka njoftuar në Federatën Shqiptare të Futbollit. FFK-ja nuk ka asgjë në këtë proces, vetëm se shpreson që sa më shpejt të ketë dokumentacionin për të proceduar në FIFA. Pa dokumentacionin e FSHF-së, Rrahmani nuk mund të regjistrohet”, ka thënë një burim i afërt me FFK-në.
Vetë Rrahmani për gazetën ka thënë se është duke pritur dokumentacionin, që shpreson ta ketë sa më shpejt. Rrahmani ka konfirmuar se është në bisedime me gjigantin kroat, Dinamo Zagreb.
“Ende nuk ka asgjë zyrtare. Jam duke pritur se çfarë do të ndodhë. Nesër (e martë v.j) do të kemi bisedime me krerët e Dinamo Zagrebit. Të shohim se çfarë do të ndodhë. Pres që të jem edhe pjesë e ekipit të Kosovës në ndeshjen e parë kundër Finlandës”, ka thënë Rrahmani. Ai është pjesë e Splitit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...