Foto: Koha

Me apo pa yje, Kosova do të jetë e fortë

30 Gusht 2016 - 08:10      

Me apo pa yje, Kosova do të ketë një përfaqësuese të futbollit me të ardhme të ndritur. Kështu ka thënë të hënën kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri.

Vokrri ka theksuar se Kosova edhe pa Xherdan Shaqirin, Granit Xhakën, Valon Behramin e Shani Tarashajn që vazhdojnë me Zvicrën dhe lojtarët tjerë kosovarë që janë te Shqipëria dhe përfaqësuese tjera në Evropë, do të vazhdojë të formojë një ekip të fortë, shkruan sot “Koha Ditore”. I pari i FFK-së ka thënë se asnjëri prej lojtarëve nuk do të quhet tradhtar, për vendimet që kanë marrë për të vazhduar me përfaqësuese tjera.

“Ne nuk po i quajmë tradhtarë. Pavarësisht ku kanë luajtur ata, kanë qenë pjesë jona, por tash ka ardhur momenti ku ne e kemi përfaqësuesen tonë dhe ne vazhdojmë ta formojmë Kosovën me apo pa ata. Ne në këtë drejtim kemi qenë të qartë, por unë tash nuk mund të paragjykojë se cili do të ishte vendimi”, ka thënë për gazetën Vokrri që vlerëson lart lojtarët e rinj si Milot Rashica, Bersant Celina, Arbër Zeneli, Sinan Bytyqi, Valon Berisha dhe të tjerët që i janë bashkuar Kosovës nga përfaqësueset tjera.

“Kemi një të ardhme të ndritur, por duhet komponim, kohë dhe eventualisht ndonjë lojtar me eksperiencë. Mos të harrojmë se kur nisëm të luajmë në miqësore shumë kanë qenë skeptikë, por ato ndeshje miqësore nuk kanë qenë të rëndësishme vetëm për lobim dhe ndërkombëtarizim. Ka qenë një përgatitje e mëhershme. Në rrethana aktuale kemi besim të plotë në këtë ekip të ri”, ka theksuar Vokrri... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...