30 Gusht 2016 - 00:06
Sipas tij, kontributi i madh i tyre në të shkuarën nuk duhet harruar dhe se pavarësisht vendimit se ku do të luajnë, ata nuk e meritojnë të quhen tradhtarë.
Megjithatë, Vokrri, në një bisedë për Interaktiv të KTV-së, shton se tani Kosova është në moment tjetër dhe futbollistët duhet të marrin përgjegjësitë e tyre.
“Ata nuk janë tradhtarë. Mos ta bëjmë temë të gjerë, ku po flasin edhe njerëz që nuk janë të sportit, por i kemi marrë si të tilla. Pavarësisht vendimit që do të marrin, ata janë lojtarë tanë dhe do t’i konsiderojmë si të tillë. Kanë kontribuar me publicitet që nuk duhet harruar. Por ky është moment krejt tjetër dhe secili duhet të marrë përgjegjësitë në kohë të caktuara”, ka thënë Vokrri në Interaktiv.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...