30 Gusht 2016 - 00:00
Në Interaktiv të KTV-së, Vokrri ka shpjeguar procedurën se si duhej bërë aplikimi në FIFA që një futbollist të luajë për Kosovën.
Me këtë rast, Vokrri thotë se yjet e Zvicrës nuk kanë aplikuar në FIFA dhe deklaratat se “FIFA nuk do të na lejonte të luanim për Kosovën janë vetëm paragjykime”.
“Të gjithëve ua kemi bërë të ditur se procedura për t’u bërë pjesë e Kosovës i takon komisionit përkatës të FIFA-s, por ato duhet të bëhen në mënyrë individuale. Të gjithë lojtarët që kanë shprehur dëshirën të luajnë për Kosovën kërkesat e tyre do të shqyrtohen disa më herët disa më vonë. Kjo procedurë deri tani ka munguar, nuk e di përse. Të gjitha fjalët se FIFA nuk i lejon janë predikime”, ka thënë Vokrri duke shtuar se FFK në këtë procedurë ka kontribut me vetëm një letër mbështetëse. “Kemi kërkuar sqarim nga FIFA para Euro 2016 duke parë situatën e asaj kohe dhe përgjigja e tyre ishte se duhej të mblidhej një Komision për çështje të lojtarëve dhe nuk mund të dimë se çfarë vendime do të merrte ky komision”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...