Liverpooli shet Alberton te Lazio

29 Gusht 2016 - 19:45      

Liverpooli raportohet se ka arritur marrëveshje për të shitur Luis Alberton te Lazio për 7 milionë euro.

Mesfushori iu bashkua “Të Kuqve” në vitin 2013, por dështoi të gjente vend në ekipin e parë dhe u huazua te Malaga e më pas te Deportivo La Coruna.

23-vjeçari nuk bënte pjesë as në planet e Jurgen Kloppit dhe tani “Liverpool Echo” raporton se klubi ka vendosur ta shesë.

Sipas raportimeve, Liverpooli fillimisht do të fitojë 5 milionë euro, e më pas edhe 2 milionë tjera nëse Lazio arrin kualifikimin në garat evropiane.

Alberto pati 12 paraqitje për Liverpoolin në sezonin 2013-14, nën menaxhimin e Brendan Rodgersit.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...