De Biasi: Cana është tërhequr nga kombëtarja

29 Gusht 2016 - 12:46      

Trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, konfirmoi në një konferencë për shtyp se Lorik Cana është tërhequr nga kombëtarja. “Cana nuk është grumbulluar për ndeshjet e ardhshme pasi është tërhequr”, tha De Biasi, duke shtuar se të rejat e listës janë Rei Manaj dhe Jahmir Hyka.

"Europiani ishte ëndrra e Canës. Luajti me Zvicrën dhe një pjesë të ndeshjes me Rumaninë. E mbylli me festë dhe mendoj se meriton një duartrokitje të madhe nga të gjithë ne", tha trajneri për Canën.

Kur u pyet në lidhje me largimin e lojtarëve kosovarë nga kuqezinjtë për të luajtur me Kosovën, trajneri italian deklaroi se nuk bëhet fjalë për eksod: “Nuk shoh asnjë eksod. Kanë ikur ata që erdhën në Austri dhe mbase u zhgënjyen shumë që nuk i morëm në Francë dhe kanë ikur lojtarë si Meha që kishte kohë që nuk ishte më pjesë e kombëtares. Nuk ka eksod, ka lojtarë kosovarë që luajnë për Kosovën”, transmeton tch.

Në lidhje me objektivat e Shqipërisë në këto eliminatore, ku është në të njëjtin grup me Spanjën, Italinë, Izraelin, Maqedoninë dhe Lihtenshtejnin, De Biasi deklaroi se “objektivi ynë është që të bëjmë më të mirën e mundshme”. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...