Foto: Reuters

Bota e atletikës po e kërkon yllin e së ardhmes

29 Gusht 2016 - 11:15      

Si mund të zëvendësosh të pazëvendësueshmin?

Qëkur Usain Bolt ka triumfuar në 100 metra, 200 metra dhe 4x100 metra sprint në Lojërat Olimpike “Pekin 2008”, ai ka qenë i paprekshëm - duke përjashtuar këtu lëndimet - dhe në krye të botës së sprintit në atletikë.

Njolla e vetme në bilancin e tij gati perfekte erdhi në Botërorin 2011 në Daegu të Koresë së Jugut, kur për shkak të një starti të gabuar ishte diskualifikuar në finale të 100 metrave sprint, shkruan CNN, transmeton “Koha Ditore”.

Derisa Bolt 30-vjeçar po shkon drejt largimit - ai ka thënë se do të pensionohet pas Botërorit 2017 - atletika është duke u shqetësuar për të gjetur heroin e ri, dikë që mund të mbulonte gjurmët e xhamajkanit.

Një ish-kampion olimpik në 100 metra sprint thotë se e njeh njeriun që do të mund të zëvendësonte Boltin.

“Duke gjykuar nga performanca në Rio, mendoj se Andre de Grasse do të jetë pasardhësi i Boltit”, thotë Linford Christie, britaniku që fitoi të artën në 100 metra në Lojërat Olimpike “Barcelonë 1992” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...