Foto: Reuters

Kryeziu: Atletët punojnë në kushte të jashtëzakonshme

29 Gusht 2016 - 10:41      

Që Kosova të fitojë norma në atletikë për Lojërat e ardhshme olimpike, kusht është që të ndryshojë qasja e shtetit ndaj këtij sporti.

Kështu ka thënë për gazetën trajneri i klubit Rogana, Zijadin Kryeziu, shkruan sot “Koha Ditore”. Dy sportistë të tij përfaqësuan Kosovën në garat e atletikës në “Rio 2016”.

Vijona Kryeziu garoi në vrapim 400 metra, ndërsa Musa Hajdari në vrapim 800 metra. Si shumica e sportistëve kosovarë, edhe Kryeziu e Hajdari morën pjesë me ftesë. Trajneri Kryeziu megjithatë është i kënaqur me rezultatin e dy atletëve të tij.

Vijona arriti rekord të vendit në 400 metra, por nuk kaloi në gjysmëfinale. Përfundoi e 52-ta prej 57 atleteve që u paraqitën në kualifikime. Musa Hajdari nuk ia doli të arrijë rezultatin e tij më të mirë. U rendit i 34-ti në kualifikime prej 54 atletëve me plasman dhe mbeti jashtë gjysmëfinales... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...