Mustafi nënshkruan kontratë pesëvjeçare me Arsenalin

28 Gusht 2016 - 19:09      

Mbrojtësi i ri i Arsenalit, Shkodran Mustafi ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin e ri.

Reprezentuesi gjerman ka kaluar te “Topçinjtë” nga Valencia për rreth 40 milionë euro, ndërsa kompletimi i marrëveshjes do të bëhet gjatë ditës së martë.

Transferimin e tij e ka konfirmuar trajneri Arsene Wenger, ndërsa në një intervistë për “SkySports Germany”, Mustafi ka deklaruar se ka kaluar te Arsenali sepse i pëlqen stili i lojës.

Mustafi është pjesë e ekipit të Gjermanisë për dy ndeshjet e radhës ndaj Finlandës dhe Norvegjisë.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...