28 Gusht 2016 - 13:20
Me dy barazime kundër ish-kampionit të Azisë, Irakut, Tajlanda fitoi grupin në të cilin gjendej edhe Vietnami dhe Tajvani, shkruan FIFA.com, transmeton “Koha Ditore”. Herën e fundit që Tajlanda ishte në këtë fazë ishte në eliminatoret për Botërorin 2002 që u mbajt në Kore të Jugut dhe Japoni.
Tajlanda ka bërë befasinë më të madhe nga të gjithë duke arritur në fazën e fundit eliminatore për në Botërorin në Rusi.
Forca kryesore prapa këtij suksesi të Tajlandës është golashënuesi më i mirë Teerasil Dangda, që ka shkëlqyer duke udhëhequr vendin e tij drejt këtij suksesi.
Sulmuesi 28-vjeçar i skuadrës Muangthong United përfundoi si golashënuesi më i mirë i ekipit i rrethit të dytë eliminator me tri gola, duke përforcuar edhe më tej vendin e tij si një prej golashënuesve më të mirë në histori të Tajlandës me 34 gola të shënuar në 73 paraqitje për vendin.
Tash “elefantët e luftës” kanë një detyrë të vështirë ku në sfidën e parë të rrethit të tretë eliminator do të ndeshen me Arabinë Saudite, një përfaqësuese që është 59 vende më lartë në renditje të FIFA-s... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...