28 Gusht 2016 - 12:15
Derisa Britania e Madhe, Gjermania dhe Zelanda e Re fituan shumicën e medaljeve Angola u prezantua vetëm nga një varkë, ku dyshja Andre Matias dhe Jean-Luc Rasamoelina zunë vendin e 20-të në kategorinë e varkave të lehta me dy garues me lopata me dy koka, shkruan “Al Jazeera”, transmeton “Koha Ditore”.
Në kontekst të historisë së këtij vendi, vetëm përfaqësimi në “Rio 2016” në kanotazh ishte gjë e madhe.
Si ish-koloni portugeze, kanotazhi dikur kishte histori të pasur në Angolë.
Në vitet 1880, kolonialistët krijuan klubin e varkave në kryeqendër të Angolës në Luanda, që ende është klubi i vetëm i llojit të tillë.
Gjyshi i Matiasit mori pjesë në këtë sport, që lulëzoi në Angolë derisa shteti afrikan siguroi pavarësinë në vitin 1975, kur edhe filloi një luftë brutale civile... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...