Arifaj, supershënuesi i Superligës

28 Gusht 2016 - 11:09      

Kur Granit Arifaj është në fushë, të gjithë presin gola të bukur. Gjatë karrierës ka realizuar rreth 35 gola, ndërsa gjashtë prej tyre i ka shënuar me goditje “gërshërë”, të ngjashëm me atë që realizoi Xherdan Shaqiri në evropian.

Sulmuesi i mban mend edhe ndeshjet në të cilat ka shënuar gola me “gërshërë” që janë ndër më atraktivët në lojën e futbollit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Së fundi një të tillë, Arifaj e realizoi fundjavën e kaluar në fitoren që Drenica e arriti ndaj Lirisë me shifrat 2:1. Arifaj shënoi në mënyrë akrobatike duke shfrytëzuar një top të larguar nga një mbrojtës i Lirisë. Goditi me të parën dhe dërgoi topin në rrjetë për të kënaqur shikuesit që ishin të pranishëm në tribunat e stadiumit në Skënderaj.

Gola të ngjashëm si ai i fundjavës së kaluar, Arifaj ka shënuar gati në çdo edicion. Sa ishte pjesë e skuadrës së Ligës së Dytë, Arbreshët nga Vitomirica e Pejës, në edicionin 20122013, i pati shënuar gol të tillë skuadrës së Beharit.

Pastaj në edicionin 20132014 me goditje “gërshërë” shënoi në humbjen që Drenica e pësoi 4:1 nga Hajvalia... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...