Foto: Koha

Hajrizi, njeriu i shumë sporteve

28 Gusht 2016 - 10:10      

Me një trup të ndërtuar dhe në formë, Veton Hajrizi çdo ditë jep këshilla për të rinjtë që kanë zgjedhur palestrën e tij në Mitrovicë për të ndërtuar muskuj dhe për të hequr kilogramët e tepërt.

Ka afro dy dekada që Hajrizi 48-vjeçar, kryen punën e trajnerit të fitnesit dhe bodibildingut, shkruan sot “Koha Ditore”. Por kjo nuk është lidhja e tij e vetme me sportin. Ai është ndër sportistët e njohur të Mitrovicës me një karrierë të gjatë e plot suksese.

Më së gjati ka qëndruar në hendboll, ku vazhdon ende të japë kontribut, por ka provuar edhe gjimnastikën e atletikën. Mburret sidomos për karrierën në hendboll dhe për faktin që ishte pjesë e një prej gjeneratave më të suksesshme të Trepçës.

Sa ishte aktiv, vendi i Hajrizit ishte në portë. Tani punon me portierë të rinj, por edhe si trajner i përgatitjes fizike. Aktualisht është i përfshirë në shtabin teknik të përfaqësueses së Kosovës në hendboll... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...