Foto: Koha

Paqarada, krahu i Kosovës

28 Gusht 2016 - 08:20      

Leart Paqarada ka të kaluar në dy përfaqësuese. Luajti për të rinjtë e Gjermanisë e më pas edhe për të rinjtë e Shqipërisë. Tani Paqarada është pjesë e përfaqësueses A të Kosovës në futboll. Te Kosova po ndjehet më së miri.

Mbrojtësi i majtë i ka katër ndeshje për Kosovën deri më tani, ndërsa pritet të jetë pjesë e rëndësishme e saj në ciklin eliminator për botërorin “Rusia 2018”, shkruan sot “Koha Ditore”. 21-vjeçari ka lindur në Gjermani, ndërsa është djali i portierit të dikurshëm të Prishtinës, Shukri Paqaradës. Paqarada luan për Sandhausenin në Bundesliga 2 të Gjermanisë.

Ai u gëzohet sfidave të reja të Kosovës, atyre kualifikuese për botëror. Ndeshjen e parë Kosova e luan më 5 shtator, në udhëtim ndaj Finlandës.

“Të gjithë e kemi pritur këtë moment, të kemi lojëra të tilla. Më mirë nuk ka se si të jetë. Unë personalisht jam i gatshëm dhe besoj se edhe si përfaqësuese do të jemi të gatshëm. Kam pasur fazë të mirë përgatitore dhe mezi pres të marr fanellën e Kosovës”, ka thënë Paqarada të enjten për gazetën... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...