Edhe një fundjavë me karting

27 Gusht 2016 - 18:17      

Krahas garave në disiplinat malore e rrethore, Federata e Auto Sportit e Kosovës është duke i organizuar edhe garat në karting. Në këtë vazhdë, të dielën në Qendrën e Panaireve në Gazimestan, mbahet gara e tretë për këtë vit, nga katër sa janë paraparë.

Vlen të theksohet se edhe për këtë kategori interesimi është mjaft i madh, si nga ana e pjesëmarrësve, ashtu edhe tek shikuesit.

Paraqitja në garë do të bëhet prej orës 9:00-9:30, ndërsa më pas do të zhvillohen vozitjet provuese nëpër klasat përkatëse, derisa vozitja e parë zyrtare për garuesit është paraparë për orën 12:30.

Pas këtij aktiviteti, FASK-u do të përqendrohet për udhëtimin e fundjavës tjetër, me ç’rast disa garues tanë do të marrin pjesë në garën ndërkombëtare e cila do të mbahet në Ilirska Bistricë të Sllovenisë. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...