27 Gusht 2016 - 17:53
“Blic” i Serbisë shkruan se FIBA (Federata Ndërkombëtare e Basketbollit), me lejimin që Kosova t’i paraqes tre lojtarë amerikanë në përbërjen e saj në këtë garë, është shkelje e rregullave.
Kujtojmë se Kosova i ka deklaruar në FIBA tre amerikanët e natyralizuar së fundmi, Justin Doellman, Shawn Jones e Scott Bamforth, por që, siç ka deklaruar kreu i FBK-së, Erolld Belegu, vetëm Dolleman do të paraqitet në këto kualifikime, raporton Koha.net.
Serbia ankohet se në bazë të rregullave të FIBA-s, një përfaqësueseje i lejohet aktivizimi i vetëm një lojtari të natyralizuar, ndërsa thonë se Kosovës i janë lejuar tre të tillë.
Erolld Belegu, kryetari i FBK-së, ka deklaruar për “Novosti” se i kanë paraqitur treshen amerikane në listën e gjerë, gjë të cilën e lejojnë rregullat e FIBA-s.
“Por në kualifikime do të luajë vetëm një, Doellman”, ka thënë Belegu për “Novosti”.
Ai ka shtuar se Kosova pret shumë në të ardhmen nga dyshja Jones e Bamforth, pasi që janë më të rinj se Doellman.
Kosova do të luajë ndeshjen e parë kualifikuese kundër Sllovenisë më 31 gusht në Lubjanë në kuadër të grupit E, ndërsa më pas do të përballet edhe me Ukrainën e Bullgarinë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...