Hasani: E mbajtëm premtimin, ministri Krasniqi ka qenë i ftuar nga KON

27 Gusht 2016 - 14:26      

Lojërat Olimpike tashmë kanë mbetur prapa. Pjesëmarrësit e ngjarjes më të madhe në planet tashmë janë kthyer në vendlindjet e tyre.

E edhe Kosova që për herë të parë ishte pjesë e Olimpiadës, pak ditë më parë është rikthyer në atdhe. Me medalje të artë të fituar nga Majlinda Kelmendi, tashmë Kosova ka hyrë në historinë e Lojërave Olimpike, duke e futur Kosovën në mesin e 100 shteteve që kanë medalje të arta olimpike, transmeton KosovaPress.

Drejtuesit të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), sot përmes një konferencë për media, kanë folur rreth performancës së sportistëve tonë në ‘Rio 2016’.

Kreu i KOK-ut, Besim Hasani tha se KOK mbrëmë ka mbajtur mbledhjen e saj, ku ka analizuar paraqitjen e sportistëve tonë në Rio. Sipas tij, Kosova ka përmbushur premtimin e dhënë se nuk do të kthehet nga Brazili pa medalje.
“Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), mbrëmë ka organizuar një mbledhje të veten, ku ka analizuar performancën e sportistëve të Kosovës në Rio 2016, në këtë Olimpiadë në të cilën Kosova mori pjesë për herë të parë dhe vendosem që përshtypjet tona t’i përcjellim deri tek shikuesit tonë. Para nisjes kemi premtuar se po nisemi se kampion, do të sillemi atje si kampion dhe do të kthehemi si kampion. Konsiderojë së në tersi ky premtim i yni është përmbushur dhe duke ju falënderuar sjelljes së sportistëve të Kosovës dhe terë delegacionit dhe sidomos fitores bravuroze të heroinës tonë, Majlinda Kelmendit”, ka thënë Hasani.

Ai më pas në mënyrë të detajuar ka dhënë informatat për përgatitjen e sportistëve, udhëtimin e tyre, mikpritjen në Rio, performancën e sportistëve tonë si dhe ka falënderuar sponsorët që kanë qenë krah të KOK-ut para dhe gjatë qëndrimit në Brazil.

I pari i KOK-ut shpeshherë është zërë ngushtë gjatë pyetje të gazetarëve. Hasani është pyetur se sa ka qenë numri zyrtar i delegacionit të Kosovës në Olimpiadën e Rios. Hasani tha se në Rio zyrtarisht Kosovën e kanë përfaqësuar 19 persona, ndërsa sipas tij, të tjetër kanë ardhur në mënyrë tjera, raporton KosovaPress.

“19 persona kanë qenë zyrtarisht në Fshatin Olimpik, sepse aq ka lejuar kalkulatori i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar në bazë të numrit të sportistëve, do të thotë nuk ka mundur të jenë asnjë më shumë së 19. Normalisht atje ka qenë presidenti i Komitetit Olimpik me sekretarin gjeneral dhe shoqëruesit e tyre dhe persona tjerë të cilët kanë ardhur zyrtarisht nga presidenca, kryeministria dhe ministria për sport. Nga presidenca të drejtë zyrtare kanë pasur katër persona të tjerët kanë ardhur në forma tjera, nga kryeministria poashtu katër, të tjerët kanë ardhur në forma tjera, nga ministria dy, të tjerët në formë tjera, ndërsa Komiteti Olimpik i Kosovës i ka akredituar tre gazetarë, po ashtu ka ftuar dy përfaqësues të Mabetexit, partnerit ekskluziv të saj, dhe them se ka pasur më së paku Kosova, sepse të tjerët kanë pasur nga 20 deri në 60 sponsorë që kanë marrë pjesë në Lojërat olimpike. Ka pasur të tjerë të f tuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, pastaj nga Federatat ndërkombëtare dhe të ftuar nga Këshilli Organizativ i Lojërave Olimpike. Unë ju them se përveç anëtarëve të Bordit Ekzekutiv, jo të gjithëve, të gjithë të tjerët kanë qenë persona zyrtar ose persona që kanë pasur vullnet të jenë në Lojërat Olimpik, do të thotë shikues të rëndomte”, ka theksuar ai.

Hasani është pyetur edhe për tre gazetarët të cilët në emër të KOK-ut kanë qenë pjesë e Lojërave Olimpike, të cilët kanë qenë të ftuar për të mbuluar pjesën mediale, por të cilët kanë mbuluar vetëm mediat e tyre përkatëse. Hasani tha se përshtypjet e tij nga Rio kanë qenë ndryshe, por ai premtoi së në të ardhmen do të evitohen gabimet e tilla.
“Nga atje kemi pasur përshtypje tjera dhe vërtetë kjo informatë është befasuese për ne. Unë e di se ata janë angazhuar në mënyrë maksimale, kanë qenë më dy kamera dhe kjo është në përvojë që e kemi parë edhe në Baku. Ka qenë një gazetar, i cili vet e mbante kamerën dhe vet bashkëbisedimin dhe këto përvoja janë përcjell, por e gjitha kjo duhet ta kuptoni se eksperiencat, përvojat tona janë shumë modeste dhe nga çdo gabim eventual ne mësojmë dhe do të mundohem t’i mos i përsërisim në të ardhmen”, ka pohuar Hasani.

Numri një i KOK-ut ka zbardhur edhe dilemat se në çfarë cilësi ishte në Rio, ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi. Sipas Hasanit, ish-ministri i sportit, ka qenë i ftuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.
“Ministrin Krasniqi dhe Agim Morina këta dy persona kanë qenë të ftuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar”, ka deklaruar Hasani.

Ai ka shtuar se shumë shpejtë KOKK-u do të dalë më një informatë se cila ka qenë tarifa e përgjithshme e ekspeditës së Kosovës në ‘Rio 2016’.  

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...