Ronaldo tregon moshën e pensionimit

26 Gusht 2016 - 22:34      

Kapiteni i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, ka zbuluar dëshirën e tij që të qëndrojë te Real Madridi edhe për dhjetë vjet tjera, për t’u pensionuar në moshën 41-vjeçare.

Ronaldo të enjten u shpall Lojtari më i mirë në Europë për sivjet, duke i ndihmuar Real Madridit të fitojë Ligën e Kampionëve ndërsa Portugalisë i priu në Euro 2016.

31-vjeçari ka thënë se viti 2016 ishte i paharrueshëm për klubin dhe shtetin e tij, por ka mohuar se po hyn në fazën e fundit të karrierës së tij.

“Ishte vit i paharrueshëm për klubin dhe shtetin, si kolektivisht ashtu edhe individualisht. Ishte i jashtëzakonshëm dhe jam i lumtur”, ka thënë Ronaldo.

“Duhet të falënderoj kolegët në Madrid dhe në përfaqësuese për sivjet. Unë dua të vazhdoj të luaj në këtë nivel, për të fituar gjithçka me Madridin. Jam në klubin më të mirë në botë dhe dua të pensionohem këtu, në moshën 41-vjeçare, siç kam thënë edhe më parë! Qëllimi im është vazhdimi i kontratës dhe qëndrimi”.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...