26 Gusht 2016 - 13:44
Kryetari Vokrri duke i përshëndetur Kryesinë, Shtabin teknik dhe futbollistët e Feniksit, i përgëzoi ata dhe u premtoi ndihmë dhe mbështetje edhe më të madhe për garat e ardhme, transmeton Koha.net.
Unë besojë, tha kryetari Fadil Vokrri, se ashtu siç na bëtë krenarë në ndeshjet e fazës së parë, do të na bëni edhe në vazhdim dhe unë uroj që të arrini sa lartë që është e mundur.
Kryetari i klubit “Feniks” Faik Fazliu, falënderoi drejtuesit e FFK-së për këtë pritje dhe mbështetjen, duke theksuar se nëse nuk do të mungojë, e unë besoj se nuk do të mungojë mbështetja e të gjithëve e veçmas e FFK-së, klubi do të arrijë edhe më shumë suksese. Klubi ynë ka përfaqësuar denjësisht si në ndeshje ashtu edhe jashtë terrenit jo vetëm klubin, por edhe Kosovën. Unë pres që në tetor, kur ndeshjet e grupit tonë do të zhvillohen në Shkup, të kemi edhe përkrahjen e adhuruesve, të cilët do të jenë një ndihmesë e madhe për neve, sepse edhe klubet do të jenë më të forta në këtë fazë.
Duke folur për ndeshjet, kryetrajneri Arben Simitçiu theksoi se kishim ndeshje mjaft të forta dhe cilësore dhe besojë në këtë ekip dhe do të arrijmë edhe më shumë suksese.
Kryetari i Komisionit për futsall, Rasim Gimolli, ka përgëzuar Kryesinë, Shtabin teknik dhe futbollistët për këtë sukses dhe ka shfaqur besimin se skuadra do të kalojë me sukses edhe fazën e dytë për të përfaqësuar jo vetëm klubin, por edhe Kosovën.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.


17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...