Hamilton pritet të startojë nga fundi në garën në Belgjikë

26 Gusht 2016 - 11:22      

Lideri i Formula 1, britaniku Lewis Hamilton, do të startojë garën e së dielës të Shpërblimit të Madh të Belgjikës nga fundi për shkak të ndëshkimit që merr për tejkalim të limitit të ndërrimit të pjesëve të motorit. Por piloti i Mercedesit është i bindur se kjo nuk do t'ia ndalë ritmin.

Hamilton, fituesi i dy edicioneve të kaluara të serisë Formula 1, do të marrë dënim të rëndë pasi që ka tejkaluar limitin e lejuar për ndërrim të pjesëve të motorit, pas problemeve që pati në fillim të stinorit, raporton Reuters, transmeton “Koha Ditore”.

“Me sa e di, do të marr dënim në fundjavë. Nuk kam motor më dhe duhet bërë ndryshime”, ka thënë Hamilton të enjten.

Nuk është bërë e qartë se sa vende do të startojë më poshtë se që kualifikohet, mirëpo zëdhënësi i klubit ka thënë se Hamilton pritet të startojë nga fundi.

Garuesit e kanë të lejuar të përdorin pesë motorë dhe komponentë që i përbëjnë ata, gjatë stinorit.

Çdo shkelje e këtij rregulli rezulton me dënim, ndërsa nëse ndërrohet plotësisht motori, atëherë garuesin e pret starti nga fundi në garën përkatëse... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...