26 Gusht 2016 - 10:33
Wario ka ngritur një komitet për të hetuar keqpërdorimet dhe do të raportojë zbulimet më 30 shtator. Po ashtu i është kërkuar Drejtorisë të Hetimeve Penale që të nis hetimet, raporton Reuters, transmeton “Koha Ditore”.
“Ka pasur keqmenaxhime në lidhje me akomodimin e sportistëve dhe gjithë skuadrës sonë, si edhe në udhëtime. Po ashtu ka pasur keqpërdorime të akreditimeve si dhe në listë të pjesëmarrësve, si edhe me uniforma që kurrë nuk kanë arritur te sportistët”, ka thënë Wario.
“Kështu që unë po e shpërbëj Komitetin Olimpik Nacional me efekt të menjëhershëm dhe po ia bart përgjegjësitë e komitetit Ministrisë së Sportit të Kenisë si mbikëqyrës i brendshëm”.
Para Lojërave Olimpike, kapiteni i skuadrës së Kenisë, Wesley Korir kishte qortuar Komitetin Olimpik Nacional të Kenisë, duke thënë se i duhet një menaxhim më i mirë, duhet bërë pagesat e shtesave që kanë pritur lojtarët dhe duhet dhënë fund keqtrajtimeve të sportistëve nga zyrtarët e antidopingut... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...