Polaku me medaljen olimpike ndihmon trevjeçarin me kancer

26 Gusht 2016 - 10:06      

Atleti polak, Piotr Malachowski, ka dhënë donacion medaljen e tij të argjendtë olimpike të fituar në “Rio 2016” për të ndihmuar një fëmijë trevjeçar me një formë të rrallë të kancerit.

Malachowski, 33-vjeçar, doli i argjendtë në hedhje të diskut në Rio, duke përfunduar për 82 centimetra prapa gjermanit Christoph Harting, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”.

Donacioni që dha ai ndihmoi polakun e vogël Olek Szymanski, që ka retinoblastoma - një kancer të syrit që prek fëmijët e vegjël, që të shkojë në New York për trajtim.

“Medalja ime e argjendtë është shumë më e vlefshme tash se që ishte një javë më parë. Ka vlerën e shëndetit të Olekut të vogël”, ka thënë Malachowski.

Malachowski, që ka fituar të argjendtën olimpike edhe tetë vite më parë në Pekin, ka thënë se fati ia ka dhënë atij mundësinë që të rrisë vlerën e medaljes së argjendtë të fituar në Rio.

“Ne kemi dëshmuar se së bashku jemi në gjendje të bëjmë mrekulli. Këtë sukses të madh e ndajmë së bashku. Fitimi i medaljes olimpike është një ëndërr jetësore për çdo sportist. Sigurisht, më e vlefshmja është medalja e artë. Unë kam bërë çdo gjë për të fituar të artën. Por, për fat të keq nuk ia dola. Mirëpo medalja e argjendtë që fitova ka pasur rëndësinë më të madhe tash, marrë parasysh faktin se ka ndihmuar Olekun e vogël”, ka thënë Malachowski. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...