Foto: Reuters

SHBA-ja suspendon për gjashtë muaj portieren Solo

26 Gusht 2016 - 09:35      

Federata e Futbollit e SHBA-së ka shkëputur kontratën me portieren Hope Solo për atë që e ka quajtur “sjellje që është kundër parimeve të federatës”.

Federata po ashtu ka thënë se ka suspenduar Solon nga përfaqësuesja e SHBA-së në futboll të femrave për gjashtë muaj, por duke i dhënë fund kontratës të saj, është një sinjal i fortë se Solo mund të ketë luajtur ndeshjen e saj të fundit me SHBA-në në Lojërat Olimpike “Rio 2106”.

Suspendimi është rezultat i drejtpërdrejtë i komenteve kritike të Solos 35-vjeçare, që bëri pasi SHBA-ja u eliminua nga Suedia në çerekfinale të “Rio 2016” më 12 gusht, shkruan “New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Pas humbjes në penallti, që i eliminoi amerikanet dhe i la pa medalje në Lojërat Olimpike për herë të parë, Solo reagoi ndaj taktikës defensive të Suedisë, duke i quajtur futbollistet suedeze “një grup frikacakesh” që nuk kanë luajtur lojë më të hapur me përfaqësuesen e SHBA-së.

Komentet ishin kritikuar dhe ishin cilësuar si josportive. Madje bashkëlojtarja e Solos në
përfaqësuese, Megan Rapinoe, kishte thënë se është shumë e zhgënjyer me ato komente që janë bërë.

Por, këto komente kanë qenë episodi i radhës i turpërimit ku është përfshirë Solo, që ishte arrestuar në vitin 2014 me akuza për sulm ndaj dy anëtarëve të familjes dhe kishte vuajtur një suspendim prej 30 ditëve pasi bashkëshorti i saj ishte arrestuar për ngasje nën ndikim të alkoolit ndërsa ai dhe Solo kishin marrë hua një furgon të skuadrës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...