Flamuri që barti Majlinda në Rio përfundon te një shqiptar në Angli

26 Gusht 2016 - 08:08      

Ilir Berisha mezi po pret që ta ketë në dorë flamurin e Kosovës, atë flamur të cilin e barti në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike “Rio 2016” fituesja e medaljes së artë olimpike në xhudo, Majlinda Kelmendi.

Berisha 37-vjeçar, që jeton në Londër prej vitit 1997, e ka bërë të vetin flamurin historik pasi kishte ofertën më të mirë për të në një ankand online, shkruan sot “Koha Ditore”.

Gjithsej 69 oferta ishin bërë për të blerë flamurin e Kosovës që valoi në ceremoninë hapëse dhe ceremoninë mbyllëse të Lojërave Olimpike “Rio 2016”, që ishin të parat për Kosovën.

Ankandi ishte i hapur për nëntë orë, ndërsa gjatë kësaj periudhe, kosovari nga Anglia ofroi çmimin më të lartë, 1.400 euro, përkatësisht 1.200 funte.

Në ankand ishin edhe flamuj të shteteve tjera. Flamuri i Kosovës u vlerësua dukshëm më lart se flamuri i Serbisë, Uzbekistanit, Jemenit e Sllovakisë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...