25 Gusht 2016 - 17:44
Berisha, 23-vjeçar, sot është konfirmuar si lojtari i ri i Kosovës, pak ditë pasi përzgjedhësi i Norvegjisë deklaroi se Valoni dhe vëllai i tij Vetoni do të vazhdojnë të luajnë për shtetin skandinav.
Tani Valoni ka vendosur të largohet nga Norvegjia, por vëllai i tij i vogël do të mbesë te përfaqësuesja norvegjeze.
“Unë dhe familja ime kemi ndjenja të forta për Kosovën e Norvegjinë, por ndjej një lidhje më ekstra me Kosovën edhe pasi u bë shtet i pavarur dhe se atje kam familja të madhe. Po ashtu është ndjenjë e veçantë për mua pasi Veton do të luajë për Norvegjinë ku kemi lindur dhe jemi rritur. Kemi vendosur të përfaqësojmë të dy vendet”, thotë Valon Berisha për “fotball.no”.
Edhe përzgjedhësi i Norvegjisë, Per-Mathias Hogmo, ka falënderuar mesfushorin e Salzburgut dhe i ka uruar sukses me Kosovën.
Kosova në shtator nis ndeshjet e para kualifikuese për Botërorin 2018. Ajo bën pjesë në Grupin I kualifikues bashkë me Finlandën, Ukrainën, Islandën, Turqinë dhe Kroacinë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...