Shkëndija e Partizani kërkojnë rezultate pozitive drejt Ligës së Evropës

24 Gusht 2016 - 20:40      

Shkëndija e Tetovës dhe nënkampioni i Shqipërisë, Partizani, nesër do t’i zhvillojnë ndeshjet kthyese të rëndësishme për kualifikim në grupet e Ligën e Evropës.

Tetovarët që përballen me ekipin e Belgjikës, Gentin, në takimin e parë humbën me rezultat 2:1, ani pse të parët kaluan në avantazh. Tani në takimin kthyes, para tifozëve të zjarrtë, Ballistëve, Shkëndija do ta kërkojë kualifikimin pasi rezultati i takimit të parë nuk është i pakthyeshëm. Një fitore minimale do t’i mjaftonte skuadrës vendëse kualifikimin në grupet e Ligës së Evropës, dhe shqiptarët do të përjetonin një tjetër arritje historike.

Nga ana tjetër, Partizani i Shqipërisë, në ndeshjen e parë të Play-Offit të Europa League, humbi nga Krasnodari me rezultat 4:0, dhe gjasat për t’u kualifikuar tutje i ka të vogla.

Megjithatë, objektivi i skuadrës nga kryeqyteti është të bëjë një paraqitje sa më të mirë në ndeshjen e kthimit.

Takimi Shkëndija – Gent nis me fillim nga ora 20:00, ndërsa Partizan - Krasnodar zhvillohet në ora 19:30.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...