Hetemaj nuk luan për Finlandën ndaj Kosovës

24 Gusht 2016 - 17:24      

Mesfushori me prejardhje nga Kosova, Përparim Hetemaj, nuk do të luajë për kombëtaren e Finlandës në ndeshjen e parë kualifikuese për Botërorin 2018 ndaj Kosovës më 5 shtator.

Kështu ka konfirmuar përzgjedhësi i Finlandës, Hans Backe, që nuk ka treguar nëse Hetemaj ka vendosur t’i bashkohet Kosovës apo jo.

Kosova u pranua si anëtare me të drejta të plota në FIFA gjatë muajit maj dhe në shtator do të debutojë zyrtarisht në ndeshjet ndërkombëtare.

Backe ka deklaruar për mediat në Finlandë se Hetemaj nuk do të luajë në ndeshjen ndaj Kosovës në Grupin I për arsye personale dhe se të dy do të diskutojnë të ardhmen e futbollistit pas ndeshjes.

“Kemi pasur një bisedë dhe ai ka thënë se nuk dëshiron të luajë kundër vendlindjes. Është situatë e vështirë dhe e respektoj plotësisht vendimin e tij. Edhe Finlanda është shtëpi e tij”, ka thënë Backe, raporton Reuters, transmeton koha.net.

FIFA akoma nuk ka vendosur nëse të gjithë lojtarët me prejardhje nga Kosova që kanë luajtur për përfaqësuese tjera mund t’i bashkohen përfaqësueses së Kosovës.

Hetemaj, që luan në Serie A me Chievon, debutoi për Finlandën më 2009.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...