24 Gusht 2016 - 09:28
Sllovenia ndeshjen e parë e luan në shtëpi pikërisht ndaj Kosovës, që do të regjistrojë debutimin në kualifikime, shkruan sot Koha Ditore.
Aktualisht te Sllovenia janë të grumbulluar 14 lojtarë, ndërsa në kualifikime do të luajnë 12. Morina shpreson që të përfshihet në dymbëdhjetëshen finale. Nëse përzgjidhet atëherë më 31 gusht nga ora 20:00 në arenën "Stozhice" në Lubjanë do të luajë kundër basketbollistëve të përfaqësueses së Kosovës.
Në fakt, Morina në ndeshjet përgatitore të Sllovenisë po luan më pak se dy basketbollistët e tjerë të pozitës së tij, pozitës katër. Krahqendra tregon se dy të tjerët kanë pasur edicion më të mirë se ai, ndërsa ndien se është dëmtuar nga periudha e kaluar te Sigal Prishtina. 23-vjeçari i gjatë 203 centimetra thotë se vendimi i verës së kaluar për të kaluar te Prishtina ishte i gabuar. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...