24 Gusht 2016 - 00:07
Hajvalia barazoi 1 me 1 në ndeshjen e parë të Grupit 1 kualifikues. Tani pas dy ditësh, Hajvalia luan me Apollon Limassolin nga Qipro, që i prinë grupit pas fitores 5 me 0 ndaj Klaksvikut.
Në një intervistë për Interaktiv të KTV-së, trajneri dhe golashënuesja e vetme e ndeshjes për Hajvalinë, Zelfie Bajramaj, janë shprehur se në këtë ndeshje kanë pasur shumë emocione për ndeshjen e parë drejt “Championsit”. Të dy janë optimistë për ndeshjet e ardhshme dhe shpresojnë të kalojnë në fazën finale të Ligës së Kampionëve.
“Kishim emocione sidomos lojtaret e ekipit. Por na u shtua motivi që për herë të parë luajtëm në Ligën e Kampionëve dhe pavarësisht kundërshtarit të vështirë patëm lojë të mirë, administruam shumë mirë lojën. Tash na pret edhe një takim i vështirë. Pasnesër takohemi me Apollonin nga Qipro, por besoj shumë në vashat tona dhe me përgatitjet që kemi bërë në Kosovë kemi dëshmuar sot se jemi në nivel të lartë. Do të mundohemi të luajmë edhe më mirë dhe të përmirësohemi në fazën defensive”, ka thënë trajneri Emin Bajrami.
Ndërsa Zelfija, që shënoi golin, ka thënë se ndjehet e lumtur që ka hyrë në histori me golin e parë për klubet kosovare në futbollin ndërkombëtar.
“Ka qenë ndjenjë e papërshkrueshme sepse ishte ndeshja e parë ndërkombëtare. Nuk ka qenë ekip i lehtë, por me punën që kemi bërë mendoj se do të arrijmë sukses të madh. Falënderoj ekipin që më ndihmoi të shënoj golin e parë dhe të hyj në histori”, ka thënë Bajramaj.
Hajvalia është e dyta në Grupin 1 me një pikë, pas Apollonit që ka tri. Ajo duhet të fitojë këtë grup pas tri ndeshjeve, në mënyrë që t’i afrohet “Championsit”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...