Artikull i sponsorizuar

Nora Gjakova të premten operohet në Spitalin Amerikan

23 Gusht 2016 - 17:41      

Ditën e premte, me datë 26.08.2016, në orën 09:30, në Spitalin Amerikan në Prishtinë do të operohet xhudistia kosovare me famë botërore Nora Gjakova.

Operimin e Norës do ta realizojë Dr.Florin Ramadani – Ortoped në Spitalin Amerikan si dhe ekipi i Reapartit të Ortopedisë së Spitalit.
Operimi dhe trajtimi i mëtutjeshëm sponsorizohet nga Spitali Amerikan, në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të Federatës së Xhudos së Kosovës dhe Spitalit Amerikan.

Kujtojmë që problemet e gjurit të Norës ishin pikërisht faktorët kyç që e penalizuan xhudisten në arritjet e synimeve të saj në Rion e 2016-së, andaj për ta bërë ëndrrën e Norës realitet, njëjtë siç realizuam edhe ëndrrën e Majlindës, Spitali Amerikan është në gatishmëri të plotë të ofrojë ndihmën e nevojshme të shërbimeve shëndetësore.

Andaj ju ftojmë që të jenë prezentë në ambientet e Spitalit Amerikan në orën 09:30 , me rastin e mbajtjes së konferencës të para operacionit, ku do të jenë prezentë Nora Gjakova, Driton Kuka, Dr.Florin Ramadani dhe ekipi përbërës i Repartit të Ortopedisë së Spitalit Amerikan.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...