Publikohet çmimi i biletave për ndeshjet kualifikuese Eurobasket 2017

23 Gusht 2016 - 14:03      

Federata e Basketbollit e Kosovës ka bërë të ditur se këtë fundjavë do të fillojë me shitjen e biletave për ndeshjet kualifikuese për Eurobasket 2017.

Biletat do të shiten në pako, për të tri ndeshjet si vendës – me Ukrainën më 3 shtator, me Slloveninë më 10 shtator dhe me Bullgarinë më 17 shtator, me çmimin 20€ dhe në shitje do të jenë gjithsej 1500 bileta.

Biletat në pako do të jenë në dispozicion të adhuruesve të basketbollit deri më 2 shtator, një ditë para ndeshjes më Ukrainën. Në ditën e ndeshjes me Ukrainën do të fillojë shitja e biletave për ndeshje veç e veç, me çmim më të lartë.

FBK po ashtu do të ofrojë bileta VIP, në numër shumë të limituar me çmim prej 150€ për të tri ndeshjet. Në çmim përfshihen dy fanella të kombëtares së Kosovës, ushqim dhe pije në zonën VIP si dhe parkingu dhe hyrja e veçantë.

VIP ulëset do të jenë në vendosura në afërsi të fushës së lojës. Biletat në pako për tri ndeshjet si vendës mund të blihen në pikat e shitjes në Prishtinë (Che Bar - te kafet e vogla, Sports Bar President në Marigona Residence), në Prizren (Caffe BARCODE në Shadërvan), në Mitrovicë (zyrat e kompanisë Umbrella përballë postës dhe në BAR Code).

FBK para ndeshjes së parë do të lëshojë në shitje edhe fanellat zyrtare të Kombëtares së Kosovës më çmim 45€.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...