Enis Spahi transferohet në Amerikë

23 Gusht 2016 - 10:18      

Basketbollisti me prejardhje nga Kosova, Enis Spahi që zhvilloi karrierën në Turqi, është transferuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

17-vjeçar i cili deri më tani ishte pjesë e skuadrës turke, Tofas, ka fituar bursë të plotë në Kolegjin Montverde Academy të Floridas, kolegj ky nga i cili kanë kaluar basketbollistë të njohur në NBA-Ligën më të famshme të basketbollit në Botë, si Kyrie Irving, D’Angleo Russell, Ben Simmons, Michael Kidd-Gilchrist etj.

Enisi sivjet ka qenë pjesë edhe e përfaqësuese U-17 të Turqisë me të cilën është shpallur nënkampione në kampionatin botëror.

Ndryshe, basketbollisti i talentuar ishte i lindur dhe karrierën e kishte filluar në qytetin e Vushtrrisë, para se të transferohej në Turqi.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...