“Shfrytëzuan Shqipërinë, por kosovarët s’janë tradhtarë”

22 Gusht 2016 - 21:35      

Ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare, Sokol Kushta, mendon se lojtarët nga Kosova që së fundmi u larguan nga kuqezinjtë për të përfaqësuar Kosovën nuk ka askush të drejtë t’i cilësojë si tradhtarë.

Në një intervistë enkas për “Panorama Sport”, Kushta foli për çështjen më të fundit në Kombëtare.

“Po të flasim për Kombëtaren, duhet të themi, së pari, që është një piedestal. Te ky piedestal vijnë më të mirët dhe marrin famë. Kjo gjë ndodh me Kombëtaren. Unë nuk jam me shprehjen tradhtar, pasi në Kosovë janë lindur shumica dhe mirë bëjnë që do të luajnë aty. Por, disa kanë shfrytëzuar Kombëtaren tonë për shumë qëllime. Asnjëri nuk ka pasur kurajën të thotë më përpara që “unë, kur Kosova të ketë Kombëtare, do shkoj atje”. Ky quhet karakter. Mua më vjen mirë që këta do përfaqësojnë Kosovën. Mua nuk më vjen keq për asnjë individ. Dua vetëm Kombëtaren time”, është shprehur Kushta

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...