FFK konstaton disa lëshime në ndarjen e drejtësisë në xhiron e parë

22 Gusht 2016 - 16:21      

Komisioni Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës sot ka mbajtur mbledhje në të cilën ka konstatuar për një fillim të mirë me organizim të shkëlqyeshëm e me disa lëshime në ndarjen e drejtësisë në xhiron e parë të Vala Superligës së Kosovës.

FFK ka njoftuar se për këto lëshime është kërkuar që të merren masa për evitimin e tyre.

Për lëshime nga gjyqtarët më së shumti janë ankuar Gjilani dhe Trepça ’89, që vlerësonin se gjyqtari Besfort Kosumi ka dëmtuar palët në disa vendime.

KE po ashtu ka emëruar Komisionin e garave me aktet normativ të UEFA-s.

Komisioni për Vala Superligën dhe Ligën e parë të Kosovës do të ketë këtë përbërje:

1. Ismet Ahmeti, kryetar

2. Isuf Ajeti anëtar

3. Sahit Kelmendi, anëtar

Komisioni për Ligën e dytë ka këtë përbërje:

1. Ismajl Ajeti, kryetar

2. Ekrem Buçinca, anëtar

3. Bardhyl Seferi, anëtar

KE ka njoftuar se ka diskutuar edhe për përgatitjet për eliminatoret për Kampionatin Botëror Rusia 2018 dhe konstatoi se ato po rrjedhin sipas dinamikës me gjithë disa vështirësi të natyrave te ndryshme.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...