SHBA-ja më e suksesshmja në "Rio 2016"

22 Gusht 2016 - 09:42      

SHBA-ja ka qenë më e suksesshmja në Lojërat Olimpike Verore "Rio 2016". Sportistët e SHBA-së kanë fituar plot 121 medalje, 46 të arta, 37 të argjendta dhe 38 të bronzta.

Notari amerikan Michael Phelps i solli SHBA-së pesë të arta e një të argjendtë në "Rio 2016", duke u përshëndetur në këtë mënyrë nga Lojërat Olimpike.
Britania e Madhe ka dalë e dyta në tabelë me një shifër rekorde të medaljeve prej 67 sosh, nga to 27 të arta, 23 të argjendta dhe 17 të bronzta. Ndërkohë për Kinën "Rio 2016" nuk ka qenë aq e frytshme. Kina doli e treta me 26 të arta, 18 të argjendta dhe 26 të bronzta.
Gjithsej medalje fituan 87 vende nga 206 sa morën pjesë në "Rio 2016". Në listën e vendeve që fituan medalje bën pjesë edhe Kosova, falë të artës së Majlinda Kelmendit. Kosova ndau pozitën e 54-t me pesë vende të tjera.


Ar. Argj. B
1. SHBA-ja 46 37 38
2. Britania e M. 27 23 17
3. Kina 26 18 26
4. Rusia 19 18 19
5. Gjermania 17 10 15
6. Japonia 12 8 21
7. Franca 10 18 14
8. Koreja e J. 9 3 9
9. Italia 8 12 8
10. Australia 8 11 10

........

54. Kosova 1 0 0
 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...